Avokadot janë të pasura në kalori, yndyra dhe Omega 3. Me të mund të përgatisim guakamole, sallata, por dhe ta përdorim si zëvendësues të mishit në disa lloje sanduiçësh, madje me të mund të bësh edhe akullore.
Avokadot ndihmojnë që vlerat e ushqimeve të tjera të përthithen më mirë e lehtësisht nga organizmi ynë. Prej avocados del vaji më i shëndetshëm, i cili ka fuqinë të luftojë radikalet e lira, përgjegjëse për shkatërrimin e qelizave, proteinave dhe ADN-së. Fruti ekzotik shërben si një zbutës fantastik për lëkurën, e mbron atë nga rrezet e diellit si dhe pakëson rrudhat.
Përfitimet:
1. Bën mirë për trurin: Parandalon Alzhaimerin, pasi kombinon Omega 3-shin me vitaminën natyrale E.
2. E mban zemrën të shëndetshme: Është i pasur në acide yndyrore të pangopura që ndihmojnë në mirëmbajtjen e zemrës dhe uljen e tensionit të gjakut. Vitamina B6 që përmban avokadoja dhe acidi folik natyror, i cili ka përmbajtje të lartë folati, ndihmojnë në rregullimin e homocisteinës, e cila nëse është në nivele të larta shkakton probleme me zemrën.
3. Ndihmon shtatzëninë: Acidi folik rekomandohet gjatë shtatzënisë për të ndihmuar zhvillimin e fetusit dhe organet e tjera jetike.
4. Shëndeti i syrit: Avokado përmban leutein karotenoide, një antioksidant që mbron sytë nga mbilodhja dhe probleme që e shoqërojnë këtë fenomen.
5. Tensioni i gjakut: Kombinimi i përmbajtjes së lartë të potasiumit te avokado, 30 % më shumë se banania, me Omega 3 dhe acidin oleik ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.
6. Niveli i sheqerit në gjak: Acidet yndyrore të pangopura që gjenden tek avokado mund të parandalojnë ose ndryshojnë rezistencën e insulinës, një burim i diabetit të llojit 2.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...