Google ADS

Shtyhet seanca e jashtëzakonshme

09:27 | 7 Mars 2019
Arbresh.info

Ndonëse ishte paraparë që seanca e jashtëzakonshme e thirrur për sot më kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, të filloj në ora 09:00, ende pa filluar ajo është shtyrë për 15 minuta.

Në mungesë të deputetëve kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka shtyrë këtë seancë.

Kujtojmë se seanca e jashtëzakonshme është thirrur për të shqyrtuar platformën e dialogut më Serbinë.
Arbresh.info do të ju informoj live nga Kuvendi.

Në këtë seancë në rend dite kanë qenë këto pika:

Rendi i ditës

1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-145 për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë,

2. Shqyrtimi i Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme