Intervista interesante nga Gary Neville me trajnerin Ole Gunnar Solskjaeri pas eliminimit të PSG-së

08:56 | 7 Mars 2019
Arbresh Info

Nëse nuk e ka bërë deri tani, Ole Gunnar Solskjaeri i ka siguruar vetës punën në Manchester United mbrëmjen e kaluar.

Pas disfatës 2 me 0 në ndeshjen e parë kundër Paris Saint Germainit në Old Trafford, “Djajtë e Kuq” shkuan në Parc des Princes në kërkim të një mrekullie, transmeton portali arbresh.info.

United ishte i zbrazët, ata nuk kishin në dispozicion lojtarët si Paul Pogba, Ander Herrera, Jesse Lingard, Anthony Martial, Juan Mata, Nemana Matic dhe as sulmuesin Alexis Sanchez.

Në bankinë ishin 19-vjeçarët Diogo Dalot dhe Tahith Chong, 18-vjeçari Angel Gomes dhe 17-vjeçarët James Garner dhe Mason Greenwood.

Sidoqoftë, United është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Solskjaerit mposhti PSG-në me rezultat 3 me 1 falë golit nga pika e bardhë në minutat shtesë për të finalizuar me sukses rikthimin tronditës.

Ashtu siç mund ta imagjinoni, festimet pas fishkëllimës së fundit ishin të jashtëzakonshme.

Por, pasi u shuan festimet, legjenda e klubit të United – Gary Neville bëri një bisedë me trajnerin Solskjaeri.

Dhe intervista ishte e shkëlqyer, transmeton portali arbresh.info.

Neville e nisi me këtë: “Ole Gunnar, kam tri pyetje të shpejta për ju: Sa dëshironi të jetë kontrata juaj? Sa dëshironi të jetë paga juaj? Dhe ku dëshironi ta vendosi statujën?”

Edhe pse Solskjaeri nuk iu përgjigj këtyre pyetjeve, ai e pranoi se ishte një mbrëmje “fantastike për të gjithë të përfshirë në United.

“Besimi në djelmoshat ishte gjëja e vetme që besim. Ishte fantastike”, ka thënë Solskjaeri.

“Ju gjithmonë e dini se është e mundur. Me këtë klub, kjo është ajo që ne bëjmë. Është Manchester United. Është Liga e Kampionëve. Kjo është çfarë bëjmë ne”, shtoi norvegjezi./arbresh.info/

Të ngjashme