Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka deklaruar se përpjekjet e SHBA-ve për të ndërtuar marrëdhënie diplomatike me Iranin të ngjashme me ato që ekzistonin para vitit 1979 nuk janë “reale”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këto pohime presidenti iranian i bëri gjatë ceremonisë së inaugurimit të një linje të re hekurudhore në qytetin Lahijan, që ndodhet në jug të Iranit.
“SHBA shpreson të mposhtë Iranin këtë vit”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga zyra e presidentit iranian, ku shtohet se “qytetarët me sukses u janë kundërpërgjigjur sanksioneve nga SHBA-të”.
“SHBA dëshiron të kthej kohën pas në periudhën para vitit 1979, mirëpo ne nuk duam të kthehemi pas”, tha Rouhani, duke shtuar se “ne do të vazhdojmë të lëvizim drejt demokracisë si një vend i pavarur”.
“Ata deshën të bashkojnë botën kundër Iranit në Varshavë, por dështuan”, tha presidenti iranian, duke iu referuar konferencës së financuar nga SHBA-të për Lindjen e Mesme të mbajtur në muajin shkurt, në të cilën përfaqësuesit iranian nuk ishin të ftuar.
Në vitin 2017, presidenti amerikan, Donald Trump, tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit P5+1, ku bëjnë pjesë pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Gjermania.
Menjëherë pas kësaj, SHBA-të rikthyen në fuqi sanksionet ekonomike ndaj Iranit që kishin për synim sektorin energjetik dhe bankar të Iranit.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...