Komuna e Prizrenit u blen dru familjeve të dëshmorëve dhe skamnorëve

21:34 | 6 Mars 2019
Arbresh.info

Edhe pse në prag të pranverës komuna e Prizrenit ka vendosur të blej dru.

Kjo komunë do të furnizoj me dru familjet e dëshmorëve dhe familjet e  skamnorëve në këtë qytet.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan arbresh.info.

Në këtë njoftim thuhet gjithashtu se për kontratën me titull “Aneks kontratë e furnizimit me dru për familjet e Dëshmorëve dhe familjet skamnore në qytetin e Prizrenit” ishte paraparë të shpenzoheshin afër 5 mijë euro ose saktësisht 4 mijë e 500 euro.

E pas hapjes së tenderit ka aplikuar vetëm një kompani e cila është cilësuar si e përgjegjshme dhe është shpallur fituese.

“N.T.P.”GRESA – COMMERCE ” ka ofruar çmimin prej 4 mijë e 409 euro ndërsa nënshkrimi i kontratës është bërë më 25 shkurt të këtij viti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme