Një person i armatosur arriti të marrë 620 euro nga “Maxi Market” . Një dyqan u bë cak i një grabitjeje të mërkurën mbrëma, në Prishtinë.
Një person i armatosur hyri brenda dhe arriti të marrë një shumë të hollash në vlerë prej 620 euro, në marketin Maxi, raporton T7.
Përgjegjësit e dyqanit nuk kanë dashur të flasin para kamerës. Por pavarësisht kësaj kanë bërë të ditur se në këtë incident nuk është lënduar askush dhe dëm ka vetëm në të ardhura.
Punëtorët që ishin në dyqan kanë njoftuar policinë. Por, ky dyqan po del se ka qenë cak i grabitjes edhe para disa ditësh. Të paktën kështu thonë banorët e lagjes Ulpiana në Prishtinë.
E kjo i ka bërë të ndihen të pasigurt në këtë lagje. Po ashtu, banorët thonë që ka pasur edhe grabitje të tjera nëpër ndërtesa.
Problem tjetër për banorët e rrugës Henry Dunant është edhe mungesa e ndriçimit në këtë pjesë. Ndërkaq, Policia e Kosovës nuk ka dhënë shumë detaje lidhur me rasti. Ata thonë se janë duke e hetuar.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...