Google ADS

Përfundon derbi, Feronikeli ruan distancën me Prishtinën

19:01 | 6 Mars 2019
A. B.

Nën dritat e projektorëve të “Fadil Vokrrit” dhe në një sfidë shumë të luftuar, Feronikeli ka arritur të marrë një pikë të artë ndaj Prishtinës, në një ndeshje që mund të vendosë fatin e titullit.

Skuadra e Mirel Josës filloi më mirë takimin duke shënuar të parët, me golin e Leutrim Bekteshit në minutën e 17′.

Ky ishte edhe goli i vetëm në pjesën e parë, me vendasit që shkuan në pushim më të relaksuar.

Megjithatë, në pjesën e dytë ndryshuan gjërat. Fillimisht bardhekaltrit mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasiqë Lorik Boshnjaku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Këtë avantazh numerik e shfrytëzoi ‘Nikli’ të cilët vetëm tetë minuta më pas arritën të barazonin rezultatin.

Golin e barazimit dhe të fundit në këtë takim e shënoi Mendurim Hoti pas një asistimi të Arbër Prekazit.

Pas kësaj xhiro Feronikeli mbetet në vendin e parë me 49 pikë, duke mbajtur distancën prej 5 pikësh ndaj Prishtinës, e cila numëron 44 pikë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme