Google ADS

Ndërhyri në çështjet e brendshme të Venezuelës, dëbohet ambasadori gjerman

18:02 | 6 Mars 2019
L G

Qeveria e Nicolas Maduros e ka shpallur person “non grata” ambasadorin e Gjermanisë në Venezuelë, Daniel Kriener, dhe e ka urdhëruar atë të largohet nga Venezuela brenda 48 orësh.

Lajmin për dëbimin e ambasadorit gjerman e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter ministri i jashtëm venezuelas, Jorge Arreaza. Ambasadori Kriener ka qenë i zgjedhur në këtë pozitë që nga viti i kaluar.

Ministri Arreaza tha se vendimi për dëbimin e ambasadorit gjerman është marrë për shkak të ndërhyrjeve të përsëritura të tij në çështjet e brendshme të Venezuelës.

Përmes një deklarate, qeveria e Maduros e ka akuzuar këtë ambasador dhe qeverinë gjermane për ndërhyrje ilegale në punët e Venezuelës. Përndryshe, Gjermania është në mesin e shteteve që e kanë njohur Juan Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës.

Ambasadori Kriener ishte në mesin e diplomatëve të huaj që kishin shkuar në aeroport për ta përshëndetur Guaidon, i cili ishte kthyer nga një udhëtim në disa shtete të Amerikës Jugore, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme