Pa prezencën e opozitës, kalon në Komision Platforma për dialogun

17:34 | 6 Mars 2019
Arbresh.info

Platforma për dialogun me Serbinë ka kaluar në Komisionin për Punë të Jashtme, mirëpo pa prezencën e  dy partive opozitare, Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Platforma mori gjashtë vota pro, derisa nesër do të dal për votim në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës në ora 09:00.

Kujtojmë se kjo platformë është hartuar nga ekipi negociator i udhëhequr nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, ndërsa LDK e VV, ashtu si delegacionin kosovar, kanë deklaruar se nuk e përkrahin  as platformën.

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të enjtën të mbahet seancë e jashtëzakonshme, me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, me një pikë të vetme të rendit të ditës, plaformën për dialogun.

Të ngjashme