Kryeministri italian në Beograd, kërkon nga Kosova ta heq taksën

16:45 | 6 Mars 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte i ka kërkuar qeverisë së Kosovës nga Beogradi që të heqë tarifën 100% për mallrat serbe. Apelin kreu i qeverisë së Italisë e bëri gjatë vizitës në Serbi.

Ai tha se Italia shpreson që së shpejti do të arrihet një zgjidhje kompromisi midis Serbisë dhe Kosovës. “Kosova duhet të tregojë përgjegjësinë e nevojshme dhe përpjekjet për të rivendosur bisedimet dhe për të tërhequr taksën që vendosën nëntorin e kaluar”.

“Nuk do të ketë hyrje në BE për ne derisa të arrijmë një marrëveshje me shqiptarët e Kosovës” tha Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pas takimit me Conten. Si Brukseli dhe Uashingtoni kanë kritikuar Kosovën për vendosjen e tarifave duke kërkuar heqjen.

Kjo ka sjellë edhe ndarjen e liderëve të shtetit të Kosovës, pasi Presidenti dhe kryetari i parlamentit janë pro heqjes së taksës, por Haradinaj këmbëngul që nuk do të hiqet deri kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme