Legjenda e Liverpoolit, Steve Nicoli ka qenë i “habitur” nga trajtimi që Jurgen Klopp i ka bërë Xherdan Shaqirit.
Ylli kosovar ishte një zëvendësues i pashfrytëzuar gjatë barazimit pa gola të së dielës kundër Evertonit , gjë që bëri që “Redsat” të bien për një pikë prapa Manchester Cityt në garën për titull, transmeton portali arbresh.info.
Dhe për këtë Nicoli nuk mund ta kuptoj pse Klopp neglizhoi shfrytëzimin e anësorit në stadiumin Goodinson Park.
“Do doja ta dija [çfarë ka bërë keq Shaqiri”], ka thënë fillimisht ai për ESPN. “Nuk mund ta besoj që Divock Origli startoi [kundër Evertonit]. Nuk mund ta besoj këtë, pas largimit të tij, më pas inkuadroi Lallanan para Shaqirit”
“Pra, unë jam plotësisht i habitur se çfarë ka bërë keq ai”
“Kam menduar se ai duhej ta sillte Shaqirin kundër Manchester United në vend të Sturrridges”
“Pra, unë nuk e kam idenë se çfarë ka bërë Shaqiri sepse çdo herë që hynë në fushë te Liverpooli, ai e bënë dallimin”
“Ai ose ka shënuar gola ose ka krijuar shanse për bashkëlojtarët e tij ose të paktën ka dërguar skuadrën para”
“Atë energji dhe atë entuziazëm që ai e ka shfaqur kur ka ardhur, ne e kemi parë këtë dhe të gjithë të tjerët që kanë ardhur së fundmi te Liverpooli nuk kanë arritur ta bëjnë këtë”, përfundoi Nicoli./arbresh.info/
Dy vetaksidente në autostrada, dy shoferë në gjendje të rënd...
Egjipti i bashkohet thirrjes së Turqisë drejtuar OKB-së për ...
Liverpooli i vetmi pa humbje pas katër raundesh në Champions...
Dominim total i Arsenal por Inter rrëmben tre pikët
Kryeziu-Hyseni: Kosova s’ka arsye të frikësohet nga presiden...
E goditi në vithe, Xheneta njëherë i qesh, më pas i reagon a...