Pas ambasadës së Britanisë së Madhe, ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett, për emërimin e Naser Shalës në pozitën e drejtorit të Sekretariatit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës.
Ai thotë se duke u emëruar Naser Shala, deputetët e Kosovës treguan se më shumë vlërsojnë nepotizmin se sa të drejtat e pronës së qytetarëve.
“Pajtohem me Ambasadën Britanik në Kosovë. Thellë i dëshpëruar me refuzimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të emëruar drejtues profesional në krye të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës. Deputetët treguan se më shumë vlerësojnë nepotizmin më shumë se të drejtat pronësore të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ambasadori Philip Konsett në faqen e tij zyrtare në Twitter.
Emërimit të Naser Shalës në krye Agjencisë për Verifikimin e Pronës, i ka reaguar së pari ambasada britikanike, e cila konsideron se Kuvendi zgjodhi kandidatin që nuk plotësonte kriteret.
“Kuvendi kishte anuluar procesin e parë. Në të dytin nga procesi i rekrutimit, doli në mënyrë transparente dhe meritore, vetëm një kandidat që plotësonte kriteret e nevojshme. Raportet e rekrutimit, të bëra nga partneri i implementimit të projektit u shpërndanë me të gjithë shefat e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Fatkeqësisht, javën e kaluar Kuvendi dështoi që të zgjedhë të vetmin kandidat që plotësonte kriteret dhe në vend të kësaj emëroi kandidatin që nuk ishte i përshtatshëm sipas vlerësimeve profesionale”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane./arbresh.info/
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...