Google ADS

Edhe Britania e Madhe kërkon suspendim të taksës dhe kthim në dialog

14:25 | 6 Mars 2019
Arbresh.info

Ministri britanik për Evropë, Alan Duncan, ka thënë se për fat të keq, tensionet regjionale po vazhdojnë të minojnë stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik në Ballkan, të cilat në muajt e fundit kanë sjelle edhe fërkime jo të mirëseardhura në mes të qeverive të Serbisë dhe Kosovës.

“E kemi parë Serbinë duke i nxitur shtetet që ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe e kemi parë Kosovën duke i vendosur tarifa 100 përqindëshe mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja e Hercegovina. E gjithë kjo e heq mendjen nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve. Ne dëshirojmë që Kosova dhe Serbia ta kapin mundësinë për marrëveshje, duke u inspiruar nga lidershipi i Greqisë dhe asaj çfarë tani është Maqedonia e Veriut në arritjen e marrëveshjes për ta zgjidhur çështjen e shumë zgjatur të emrit. Ne besojmë se progresi në mes të Serbisë dhe Kosovës është i mundur dhe urgjentisht i nevojshëm, por se negociatat nuk duhet të jenë rreth shpejtësisë, por duhet të fokusohen në arritjen e marrëveshjes më të qëndrueshme dhe optimale. Ne vazhdojmë të bëjmë presion mbi të dy palët për de-eskalim të tensioneve dhe kthim në negociata. Me partnerët ndërkombëtarë, ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i vendosë hapat të cilat kanë ndërmend t’i marrin për suspendim të tarifave dhe për kthim në dialog. Është në interes të Kosovës që ta mbajë momentumin drejtë një marrëveshjeje”, citohet të ketë thënë ministri britanik Duncan.

KËTU keni transkriptin e plotë  të debatit të djeshëm në parlamentin britanik, ku është diskutuar për raportet Britani-Kosovë dhe zhvillimet në Kosovë e rajon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme