Mauro Icardi kërkon operim në gju?

14:07 | 6 Mars 2019
Arbresh Info

Mauro Icardi raportohet se dëshiron t’i nënshtrohet një operacioni në gju derisa vazhdon qëndrimi i tij jashtë fushe te Interi.

Bazuar në një raport nga Corriere dello Sport, operacioni do t’i ipte fund zyrtarisht sezonit të Icardit, por agjentja/gruaja Wanda Nara shpreson për të gjetur një zgjedhje tjetër, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, gazeta paralajmëron që sulmuesi do të rikthehet vetëm nëse i kthehet shiriti i kapitenit, ndërkohë që presidenti Steven Zhang kërkon të “zgjidhet kjo situatë”.

Kjo mund të detyroj Zhangun të refuzoj dëshirat e bordit të tij dhe t’i lejoj argjentinasit të ribashkohet me shiritin e tij, por gazeta e lartpërmendur shton se kjo mund të shkaktoj “një tërmet të vërtetë” prapa skenave.

Ndërkohë, Icardi do të vazhdoj me fizioterapi dhe pritet të shkoj në Barcelonë për një konsultim me specialistin e gjurit profesorin Cougat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme