Departamenti Amerikan i Shtetit, njoftoi se mund të aplikohen sanksione të ndryshme në rast se Turqia merr nga Rusia sistemet e mbrojtjes ajrore S-400, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Robert Palladino, në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me përpjekjen e Turqisë për të marrë sistemin S-400 nga Rusia.
Palladino është shprehur se pozicioni i SHBA-ve në çështjen e S-400 nuk ka ndryshuar dhe sipas tij përpjekja e Turqisë për të marrë këto sisteme nga Rusia shqetëson në mënyrë serioze SHBA-në.
“Në rastin e blerjes së S-400 nga Rusia ne e kemi paralajmëruar hapur Turqinë se kjo do të shkaktojë rivlerësimin e pjesëmarrjes së saj në programin e avionëve F-35 dhe se do të rrezikojë transferimin e armëve të tjera të mundshme në të ardhmen. Ne gjithashtu kemi deklaruar se të gjitha institucionet dhe personat publik ose privat që përfshihen në blerjen e S-400 mund të përballen me sanksione të mundshme në kuadrin e Ligjit të Luftës me Sanksione kundër Armiqve të Amerikës (CAATSA)”, ka theksuar Palladino.
Ai ka bërë të ditur se në lidhje me sistemin e mbrojtjes ajrore po punojnë së bashku me Turqinë dhe se i kanë propozuar asaj që të vlerësojë sistemet Patriot dhe sistemet e tjera.
Ligji i Luftës me Sanksione kundër Armiqve të Amerikës (CAATSA) të cilin e nxori Kongresi Amerikan vitin e kaluar parashikon zbatimin e sanksioneve ndaj kompanive dhe vendeve të treta që punojnë me organizata dhe institucione të lidhura me mbrojtjen dhe inteligjencën ruse.
Edhe Komandanti i Lartë i Forcave Evropiane të SHBA-ve (EUCOM) dhe i Forcave Aleate të NATO-s, gjenerali Curtis M. Scaparrotti, i cili mori pjesë dje në një seancë në komitetin e shërbimeve të armatosura të Senatit, ishte shprehur se avionët F-35 nuk duhet t’i jepen Turqinë në rast se ajo merr nga Rusia sistemet e mbrojtjes ajrore S-400.
Veliaj: Pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas nga 1 J...
Koreja e Jugut shfaq raketën që mund të shkatërrojë bunkerët...
Ronaldo: Për mua tani është të kënaqem dhe të ndihmoj ekipin...
Kapen mbi 200 kg kokainë në Itali, në pranga 3 shqiptarë
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Gjermani, takohet me Presi...
4 arsye përse nuk duhet ta teproni me bukën