Basha: Rama keqpërdori dialogun

13:22 | 6 Mars 2019
Arbresh.info

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha përsëriti se nuk do të ketë dialog me Edi Ramën.

Basha theksoi se e ka provuar se marrëveshja që bëri me kryeministrin rezultoi e dëmshme për interesat e vendit dhe të shqiptarëve.

Kreu i PD-së tha se Edi Rama duhet të lejojë hetimin e dy dosjeve nga ana e Prokurorisë dhe të dëgjojë zërin e popullit.

Basha shtoi se së shpejti do të nisë organizmi i zgjedhjeve primare në PD, duke marrë shembull modelin amerikan.

Por, Basha nuk preferoi të flasë për takimin me zëvendësambasadoren amerikane dhe as për deklaratat e kryeministrit Edi Rama bërë dje në Rai Uno./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme