Google ADS

KB Prishtina e gatshme për ndeshjen e sotme, shpresa të mëdha për kualifikim

12:53 | 6 Mars 2019
Arbresh.info

KB Prishtina ka mbajtur një konferencë për shtyp pasditen e sotme (e mërkurë) para ndeshjes tejet të rëndësishme kundër skuadrës italiane Pallacanesteo Varase në mbrëmje.

Trajner i skuadrës nga kryeqyteti, Damir Mulaomerovic është mirë në dijeni për rëndësinë e kësaj ndeshje në kuadër të playoff-it në FIBA Europe Cup, por është shprehur i gatshëm për të luftuar, raporton portali arbresh.info.

“Kemi një ndeshje shumë të vështirë ndaj në skuadre shumë te mirë dhe jam i sigurt që atmosfera këtu do të jetë e zjarrtë”, ka thënë fillimisht trajneri kroat Pallacanesteo Varase. “Ne shpresojmë në kualifikim, do të luftojmë, djelmoshat tanë janë të gjithë gati”

“Shpresoj që do të mposhtim një skuadër shumë të rëndësishme si kjo”

Edomand Azemi theksoi se KB Prishtina është një skuadër e organizuar mirë, por shpreson në fitore duke marrë parasysh se ne jemi në shtëpi.

“E dime që jemi një ekip shumë e mirë dhe një skuadër e organizuar. Atmosfera mes lojtarëve dhe në klub është e mirë. Loja e parë është te ne dhe do të jete shumë e rëndësishme për ta fituar”, përfundoi shkurtimisht Azemi.

Nga ana tjetër, Dardani Berisha pret një super ndeshje dhe atmosferë të zjarrtë nga Plisat duke shtuar se do të lënë zemrën në dyshime

“Na pret një ekip ndoshta më i miri që ka ardhur ndoshta ndonjëherë këtu”, ka thënë fillimisht Berisha. “Ne jemi super të motivuar, e kemi fituar kupën dhe atmosfera është shumë e mirë këtu. Ata janë një skuadër që luajnë shumë mira në mbrojtje”

“Ata kanë loja të forta çdo javë, por ne jemi të vendosur dhe e dimë se atmosfera do të jetë e zjarrtë, Plisat do të jenë këtu”

“Ne do ta lëmë zemrën në dyshime”, përfundoi Dardani.

Pallacanestro Varese është një skuadër që dominoi basketbollin në Evropë gjatë viteve ’60 dhe fillim të viteve të 70′

Ndeshja e parë e 1/8-ës së finales së FIBA Europe Cup mes KB Prishtinës dhe kampionit të pesëfishtë evropian fillon në ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve./arbresh.info /

Të ngjashme