Nis protesta para Pallatit të Drejtësisë

12:33 | 6 Mars 2019
Arbresh.info

Shumë qytetarë dhe familjarë janë duke protestuar para Pallatit të Drejtësisë për vendimin e Gjykatës Themelore.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 4 mars ka dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj burgim 20-vjeçarin Luftrim Musaj, i cili goditi dy këmbësore në “Rrugën B” e të dyja nga lëndimet e marra ndërruan jetë, shkruan lajmi.net.

Kundër këtij vendimi të Gjykatës Themelore të Prishtinës janë duke protestuar familjarë e qytetarë para kësaj gjykate në Pallatin e Drejtësisë.

Familjarët kërkojnë rishikimin e këtij vendimi dhe ngritje të dënimit për personat që nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit.

Përmes kësaj proteste, familjarët e Florijeta Rugovajt dhe Lindita Abdullahut po kërkojnë drejtësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme