Antonio Conte mund të bëjë një rikthim tronditës në Juventus këtë verë dhe Andrea Pirlo do të jetë asistues i tij.
Tuttosport raporton se ideja nga Juve për të sjellë sërish Conten për herë të dytë si trajner i tyre “nuk është më fantazi ekstravagante” për shkak se ai ka “të gjitha elementet” për të qenë pasardhës i Max Allegrit, i cili duhet se do të largohet nga Torino këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Ish trajneri i Italisë u largua nga “Zonja e Vjetër” në korrik të vitit 2014 pasi ata kishin nisur periudhën me shtatë tituj të fituar, por gazeta shkruan se ai e kishte përshëndetur presidentin Andrea Agnelli gjatë disfatës 1 me 0 në shtëpi kundër Romas.
49-vjeçari është gjithashtu njëri nga opsionet më të përballueshme në krahasim me trajnerët e tjerë si Pep Guardiola dhe Zinedine Zidane, ndonëse gazeta thekson se francezi “vazhdon të jetë kandidati më u fuqishëm” për të zëvendësuar Allegrin.
Tuttosport e pranon rekordin e tij të dobët në Ligë të Kampionëve kundër tij, por pretendon se fitorja e Premierë Ligës te Chelsea e shpaguan atë disi.
Përveç kësaj, Pirlo, i cili është përfolur se do të jetë trajner i skuadrës rezervë të Juves, mund të asistoj personin që e mori atë në Torino gjatë vitit 2011.
Conte aktualisht është i pa punë pas largimit nga Chelsea verën e kaluar, ndërkohë që ai është përfolur gjatë muajve të fundit për kalim te Interi, Roma dhe Real Madridi./arbresh.info/
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për fajde
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ...
Osmani takon kryeministrin e Estonisë, diskutojnë për heqjen...
Sara Hoxha i ndërron mbiemrin vajzës së saj?
Barcelona është e gatshme të përfshijë një lojtar plus para ...
I uroi fitoren, Trump deklaron se do të flasë me Putin