Google ADS

Ramush Haradinaj: Në Prekaz ka ndodhur kthesa, falë të cilës jemi sot të lirë

10:43 | 6 Mars 2019
Arbresh.info

Në nderim të sakrificës së familjes Jashari dhe në nderim të “Epopesë së UÇK-së”, homazhe në Prekaz ka bërë edhe i pari i qeverisë Ramush Haradinaj.

Nga Prekazi Haradinaj tha se përulet para familjes Jashari e cila bëri kthesën e historisë.

“Sot përulemi me respekt para familjes Jashari. Asnjëherë s’është e tepërt me than se një familje u shua për një Kosovë. Pra këtu në Prekaz është bërë kthesa. Lavdi të gjithë dëshmorëve”, raporton arbresh.info.

Kujtojmë se më rastin e rënies së familjes Jashari më 5,6 dhe 7 mars në Kosovë ka aktivitete të shumta e ndryshe këto ditë quhen “Epopeja e UÇK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme