Gazetari dhe publicisti Veton Surroi në një konferencë ndërkombëtare që u diskutua për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka treguar katër rrafshet negociator të Kosovës.
Ai ka përmendur se kanali i parë i negociatave është presidenti Hashim Thaçi i vetëm, i dyti kryeministri Haradinaj me anë të taksës, i treti grupi negociues i thirrur në kushtetutën dhe ligjet për dialog dhe kanali i katërt sipas Surroit mos pjesëmarrja e LDK-së dhe Vetëvendosjes në dialog, raporton arbresh.info.
“Kemi katër rrafshe negociatore të Kosovës. E kemi presidentin që është angazhuat në një platformë personale. Kemi me shumë se 2 vjet rrugën e presidentit pa përkrahjen e tjerëve. Kemi 4 muajt e fundit kryeministrin. Taksa nuk ka të bëjë me ekonomi por është krejtësisht politike. Kemi një grup negociator që është formuar. l ky është një kanal që veçohet nga presidenti dhe kryeministri nuk merret me çështjen e taksës, por përpiqet të krijoj një peshë më të madhe brenda kuvendit. Kemi LDK-në dhe Vetëvendosjen që nuk po marrin pjesë në këtë grup dhe kështu e formojnë një kanal më vete”, tha ai.
Sipas Surroit Kosova nuk ka konsensus për dialog me Serbinë.
“Përderisa në serbi ekziston një negociator i fort negociatorët në Kosovë nuk e kanë këtë fuqi dhe të drejtë. Duhet të fuqizohet delegacioni me unifikim të qëndrimeve”, tha ai.
Surroi ka thënë se kemi hyrë në një dialog të ri pa i diskutuar problemet e dialogut të vjetër.
Ai këto komente i bëri në konferencën ndërkombëtare të organizuat nga KIPRED dhe Riinvest./Arbresh.info/
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...