Nuk reziston legjenda e Barcelonës, tallet me Real Madridin pas eliminimit

09:43 | 6 Mars 2019
Arbresh Info

Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol është tallur me Real Madridin pas eliminimit të tyre tronditës nga Liga e Kampionëve.

Real Madridi u mposhtë në shtëpi me rezultat 4 me 1 nga Ajaxi dhe humbi me rezultat të përgjithshëm 5 me 3 duke u eliminuar kështu në xhiron e 1/8-ës në UEFA Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Puyol nuk mund t’i rezistonte kësaj duke përqeshur ‘Los Blancos’ me anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.

“O Zoti im”, shkroi Puyol dua ia bashkangjitur shkrimit disa ‘emoji’ me një fytyrë të tronditur.

Real Madridi ka fituar në tri edicionet e fundit trofeun e Ligës së Kampionëve, por këtë vit trofeu i famshëm do t’i takoj një klubi tjetër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme