Tifozët e Ajaxit qëndruan në tribuna edhe për një kohë të gjatë pas eliminimit që i shkaktuan Real Madridit në stadiumin e tyre.
Golat nga Hakim Ziyech, David Neres, Dusan Tadic dhe Lasse Schone i siguruan atyre një fitore mahnihtëse prej 4 me 1 në Santiago Bernabeu, gjë që bëri që gjiganti holandez të vazhdoj tutje në çerekfinale të këtij kompeticioni me rezultat të përgjithshëm 5 me 3, shkruan portali arbresh.info.
Pas ndeshjes, tifozët e Ajaxit qëndruan prapa për aq gjatë sa kishin mundësi duke kënduar me aq sa kishin zë kundër tifozëve të skuadrës në shtëpi.
“Gjithmonë shikoni në anën e ndritshme të jetës”, këndonin tifozët e Ajaxit.
Skenat e jashtëzakonshme pas ndeshjes përmbyllën një ngjarje vërtetë të veçantë për shkak se i dhanë fund dominimit të Real Madridit në futbollin evropian gjatë viteve të kaluara./arbresh.info/
Më poshtë mund të shikoni një video nga atmosfera e mbrëmshme:
https://twitter.com/btsportfootball/status/1103062686462545920
https://twitter.com/GrimandiTweets_/status/1103064502688538629
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...