Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për një seancë të veçantë, në përvjetorin e 21 të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo seancë, sipas njoftimit do të fillojë në orën 15:30.
Si pikë e vetme e rendit të ditës është – Shënimi i 21-Vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndryshe, dje gjatë ditës nuk është mbajtur seanca e jashtëzakonshme e thirrur për shpenzimet e Qeverisë, për shkak se nuk pati kuorum.
Në seancë ishin të pranishëm 20 deputetë, ndërsa 44 e kanë kërkuar seancën.
Seanca e jashtëzakonshme është thirrur me kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkaq, është shtyrë për datën 12 mars.
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...