Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se janë qytetarët ata që po duan ta mbajnë taksën dhe që po e mbështesin qeverinë Haradinaj për të mos lejuar pezullimin e saj.
Në Interaktiv të KTV-së, Haxhiu ka thënë se taksa ka vetëdijesuar të gjithë për produktet vendore dhe se “taksa s’po mbahet vetëm se po do kryeministri Haradinaj, por se po e kërkojnë qytetarët”.
“Taksa na ka vetëdijesuar të gjithëve. Është fakt edhe për vete se s’i kam shikuar produktet veç e veç se nga janë e tani jam shumë e kujdesshme. Kështu thonë edhe qytetarët. I ka vetëdijesuar edhe ata, por është me interes edhe për prodhuesit vendorë. Qytetarët nga të gjitha anët na thonë që ta mbajmë taksën”, ka thënë ajo.
Sipas saj, taksa mund të negociohet, por vetëm pasi që partnerët ndërkombëtarë të garantojnë se i shohin në dialog Kosovën dhe Serbinë si dy vende të barabarta. Ajo ka thënë se asnjë gjë nuk i lëkund raportet Kosovë – SHBA.
“Është qëndrim i Qeverisë dhe kryeministrit Haradinaj. Taksa s’hiqet. Është fakt. Nuk është se po e thotë ai, por se qytetarët po kërkojnë. Çdo ditë po kemi përvjetorë. Sot e kemi epopenë e Jasharëve. Tregojnë datat se çka kemi kaluar si popull. Unë vij nga Meja, e dimë çfarë masakre ka ndodh. Nuk është dënuar askush për këto vepra. Deri këtu kemi pasur presion ne, por ai duhet të kthehet nga Serbia. Taksa s’është e përjetshme, por duam garancë që të na shohin si të barabartë dhe të dinë se ne kemi vijat tona, për çka na kanë ndihmuar të vijmë në këtë ditë, falë kontributit të atyre që luftuan e miqve tanë ndërkombëtarë”, ka thënë ajo. “Raportet me SHBA-në nuk i ka krijuar kjo qeveri apo tjetra. I ka krijuar populli dhe nuk mund të lëkunden për çfarëdo qoftë. Kemi kërkesë për pezullim, por edhe qeveria nuk e ka vendos në pakufi këtë taksë, por për kushtin që të dimë çka del në tavolinë. Absolutisht që mund të negociohet sepse ne jemi këtu për interesa të qytetarëve. Por në këtë moment, qytetarëve dhe shtetit tonë i duhet unitet dhe për të dhënë mendimin e njëjtë, për të frymuar njëjtë. Sa më shumë që je i bashkuar, cilido shtet të sheh si zot shtëpie në shtëpinë tënde dhe mbështetja është më e madhe për ju”, ka shtuar ajo.
Duke folur për ekipin negociator për dialogun me Serbinë, Haxhiu ka thënë se në Kuvend shumë shpejt do të votohet për platformën. Ajo i është përgjigjur kritikave të LDK-së se kryeministri Haradinaj ka abstenuar në këtë proces, duke thënë se “ është më mirë që është bërë një ekip me përfaqësues nga disa parti politike sesa që dialogu të udhëhiqet vetëm nga kryeministri”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...