Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur sërish se ndryshimi i kufijve në Kosovë është një ide e hershme e Serbisë.
Ai në një intervistë për RTSH, ka thënë se ka qenë një ide e moçme e Serbisë, që të ndahet Kosova, një pjesë t’i jepet Shqipërisë dhe një pjesë Serbisë.
Ai po ashtu ka pohuar se edhe Putini është i interesuar me i ndryshuar kufijtë në Ballkan, sepse dëshiron ta rikthejë ndikimin në ish-shtet që kishte ndikim BRSS.
Ai po ashtu tha se Rusia shtinë shumë para në Kosovë, për të cilat tha se kanë informacione të mjaftueshme nga shërbimet sekrete të Kosovës dhe Shqipërisë, duke mos dashur të japë detaje tjera.
Kryeministri Haradinaj, duke treguar për pretendimin e Rusisë për të ndikuar në Maqedoni e Mal të Zi, tha se në Kosovë është më i vështirë ndikimi i saj.
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...