Ende nuk ka asgjë nga punimet e autostradës Kërçovë-Ohër. Në pjesën më të madhe të autostradës në dalje të Ohrit drejtë Kërçovës nuk punohet fare, nuk ka punëtorë e as makineri punuese, edhe përkundër paralajmërimeve të Qeverisë se problemet janë zgjidhur dhe se mund të vazhdojnë punimet. Në ndërkohë po rrënohet edhe ajo që bërë deri tani është.
Qytetarët me mendime të ndara për paralajmërimet e Qeverisë se autostrada do të përfundojë në vitin 2021.
Nga sektori i turizmit, por edhe ekspertët ndërtimorë kërkojnë të përshpejtohen punimet dhe autostrada të përfundojë në afatin e caktuar.
Nga Ministria e Transportit për Alsat thonë se intensifikimi i punimeve në autostradë do të bëhet me fillimin e sezonit ndërtimor, gjegjësisht kur kushtet e motit të lejojnë një gjë të tillë. Me aneksin e tretë të marrëveshjes mes shtetit dhe kompanisë kineze Sinohidro ishte konfirmuar nevoja për 178 milionë euro plotësuese për këtë aks.
Me këtë, ndërtimi i autostradës së gjatë 57 kilometra që fillimisht duhej të ishte gati në janar të vitit 2018, do të kushtojë 598 milionë euro.
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...
Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim
Këto janë zonat ku sot do të ketë intervenime nga KRU “Prish...
Raportohet se Putini e ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Picula i drejtpërdrejt: Serbia merr fonde rekord nga BE, por...