Google ADS

Kombet e Bashkuara dënuan dhunën ndaj migrantëve në Libi

22:21 | 5 Mars 2019
Trina Galanxhi

Agjencia për çështje të migrimit e Kombeve të Bashkuara dënoi dhunën kundër emigrantëve protestues në një qendër ndalimi në kryeqytetin e Libisë.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) bëri thirrje për qasje urgjente tek individët të cilët janë larguar nga qendra e ndalimit në Tripoli.

Deklarata tha se emigrantët po protestonin kundër ndalimit të tyre në fund të shkurtit.

Agjencia thotë se rreth 50 persona u plagosën kur policia ndërhyri për t’i dhënë fund protestës.

IOM thotë se “pa marrë parasysh rrethanat që çuan në këtë incident, dhuna kundër emigrantëve nuk mund të arsyetohet”.

Personat që ikin nga varfëria dhe luftërat civile nga vende të ndryshme të Afrikës e përdorin zakonisht Libinë si pikë të rëndësishme të tranzitit për në Evropë. Ndërkaq, trafikantët e kanë shfrytëzuar kaosin pas kryengritjes së vitit 2011 në Libi kur u rrëzua nga pushteti dhe u vra udhëheqësi shumëvjeçar Moammar Gadhafi./rel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme