Administrata Trump tha se do t’ia heqë statusin e vendit të preferuar në tregti Indisë, duke e akuzuar Nju Delhin për praktika të padrejta tregtare.
Presidenti e informoi Kongresin se do ta heqë Indinë nga Programi i Vendeve të Preferuara, që u lejon vendeve anëtare të sjellin pa doganë në Shtetet e Bashkuara mallra me vlerën deri në 5,6 miliardë dollarëve.
Zoti Trump tha se po e merrte këtë vendim, ngaqë New Delhi “nuk i kishte siguruar Shtetet e Bashkuara se do t’i bënte lëshime të arsyeshme në sektorë të ndryshëm të tregut indian.” Ky vendim i Presidentit hyn në fuqi pas 60 ditësh. India ka qenë përfituesja kryesore e programit për vende të preferuara në tregti, duke filluar nga viti 1970. Zyrtarët indianë thanë thanë se nuk kanë ndërmend të vendosin tarifa si përgjigje ndaj vendimit të Uashingtonit.
Administrata Trump tha gjithashtu se do t’ia heqë edhe Turqisë statusin e vendeve të preferuara, me argumentin se ky vend ta patur përfitime të konsiderueshme nga ky program që ka ndihmuar në zhvillimin ekonomik të vendit dhe pakësimin e varfërisë./voa/
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...