Google ADS

Protesta e opozitës, policia ka arrestuar tetë persona

21:27 | 5 Mars 2019
A. B.

Policia e Shtetit ka arrestuar 8 persona dhe 9 të tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë për aktet e dhunës në protestën e sotme përballë Parlamentit.

“Gjatë tubimit, pjesëmarrësit kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta e lëndë plasëse punonjesit e Policisë, të planizuar me shërbim në ambientet përreth Kuvendit të Shqiperisë”, argumenton arrestimet policia.

Pas analizimit të pamjeve filmike, raport-shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës është bërë arrestimi në flagrancë për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetesisë publike”, i 8 shtetasve:

– N.C., 36 vjeç, banues ne Sukth, Durres (i denuar më parë për vjedhje dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi);
– A. M., 23 vjeç, banues në Tirane (i denuar më parë për vjedhje);
– E. C., 33 vjeç, banues në Burrel;
– L.D., 37 vjeç, banues në Burrel (i denuar më parë për vjedhje);
– A.P., 23 vjeç, banues në Tirane;
– M. N., 31 vjeç, banues në Kamëz;
– L. B., 41 vjeç, banues në Gramsh;
– E.G. 36 vjeç, banues në Lezhë.

Janë proceduar ne gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” edhe 9 shtetas të tjerë.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar kapsolla, doreza, kapuç, maska, pjesë metalike, flakadanë, etj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme