Një zyrtar i lartë amerikan, emri i të cilit nuk është publikuar është shprehur se qëndrimi i SHBA-ve është që njohja e ndërsjellë e Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihet në vitin 2019.
Kështu e fillon artikullin ‘Sputnik’, duke iu referuar edhe raportimit të mediave në Kosovë.
Sipas Sputnik, njohja do të arrihet si rezultat i një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjore, por që SHBA-të nuk e garantojnë Kosovën se nuk do të preken kufijtë.
Burimi i ‘Sputnik’ gjithashtu është shprehur se përkundër rreziqeve dhe pasojave të ndryshimit të kufijve në Ballkan, si një nga opsionet e mundshme, zyrtari amerikan tha se nuk ka nevojë të ketë frikë nga dialogu dhe epilogu i këtij dialogu.
Gjithashtu thuhet se nuk është politika amerikane të dikton përmbajtjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë, por qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellë dhe hapja e perspektivës së anëtarësimit në BE për të dyja palët.
Ai gjithashtu ka pranuar se nuk do të jetë e lehtë të arrihet marrëveshje duke pasur parasysh qëndrimet e palëve në dialog, por këmbëngul që duhet të ketë angazhim.
Gjithashtu ‘Sputnik’ shkruan se për këtë marrëveshje që do të përfundoj me njohje të ndërsjellë është informuar qartë edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë