Konsullata e Kosovës në Kanada organizon konferencë me bizneset kanadeze

21:04 | 5 Mars 2019
A. B.

Për herë të parë në Torontë, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në bashkëpunim me ‘Canada Trade Link’ organizoi një konferencë me përfaqësues të kompanive të ndryshme biznesore nga Kanada.

“Ndjehem shumë i lumtur me pjesëmarrjen cilësore në këtë event.

“Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, bëri një prezantim gjithëpërfshirës të potencialeve ekonomike që ofron vendi ynë. Ndërkohë jam shumë optimist se ky hap do të jetë vetëm fillimi i një bashkëpunimi shumë produktiv ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Donat Syla, konsulli i Kosovës në Kanada.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme