Shtatë anëtarë të një familje janë mes 23 viktimave të identifikuara pas një shpërthimi të tornados në shtetin amerikan të Alabamas.
Ekuipazhet e shpëtimit thonë se shumë prej viktimave, duke përfshirë katër fëmijë, janë gjetur në afërsi të shtëpive, transmeton portali arbresh.info
Viktimat variojnë në moshën prej gjashtë deri në 89 vjeç, tha Lee, Bill Harris, në një konferencë shtypi të martën.
Zyrtarët thonë se deri në tetë persona kanë mbetur të zhdukur, ndërsa kanë theksuar se numri i viktimave mund të rritet.
“Ne besojmë se çdo viktimë po përpiqej të rezistonte gjatë goditjes”, tha deputeti i qarkut Harris.
Torndadot goditën zonën lindore të Alabamës gjatë ditës së dielë, duke shkatërruar kështu disa shtëpi dhe duke lënë një numër të madh viktimash./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...