Arrestohet polaku në Kakavijë

20:07 | 5 Mars 2019
A. B.

Një shtetas polak me identitet të rremë është shoqëruar nga policia e Kakavijës ditën e sotme.

Sipas informacioneve të marra, personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, dyshohet të ketë kryer një vrasje me pagesë në Athinë të Greqisë.

Ai po largohej nga Shqipëri në drejtim të Greqisë, në përpjekje për të kaluar kufirin me pasaporte false, por është diktuar nga policia.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme