Google ADS

Obradoviq: Vuçiq po negocion njohjen e pavarësisë së Kosovës

19:42 | 5 Mars 2019
Arbresh.info

Lideri i Dverit, Boshko Obradoviq, kërkoi sot përsëri një seancë të jashtëzakonshme për Kosovën.

Ai u tha gazetarëve në Beograd se Kuvendi i Serbisë asnjëherë nuk miratoi ndonjë platformë në bazë të së cilës presidenti Aleksandar Vuçiq mund të kryejë negociata.

Obradoviq tha se Vuçiq nuk ka të drejtë të ndryshojë kufijtë e Serbisë “për të negociuar fshehurazi dhe për të ndryshuar “tonën për tonën”dhe se ai nuk ka të drejtë të njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai gjithashtu pohon se Vuçiq po negocion për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe për atë që Kosovës t’i bashkohen pjesë tjera të Serbisë, “komuna e tërë e Preshevës, tetë fshatra në komunën e Medvegjës dhe Bujanovcit”.

Edhe deputetit i Partisë Popullore SDS Miroslav Aleksiq u tha gazetarëve se nuk ka pasur diskutime për Kosovën që shtatë vjet në Kuvendin e Serbisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme