Google ADS

Elvana Gjata vjen si një mbretëreshë në fotosesionin e fundit

19:20 | 5 Mars 2019
A. B.

Këngëtarja Elvana Gjata ka arritur suksesin e jashtëzakonshëm me projektin e ri muzikor.

Ka kaluar vetëm një ditë nga publikimi i këngës së saj të re dhe Elvana Gjata ka thyer rekordin e radhës, shkruan arbresh.info.

“Tavolina e mërzisë” është kënga e cila e riktheu këngëtaren pas një pauze të shkurtër, projekt ky i cili për 24 orë ka arritur milionëshin e parë.

Rikthimin e këngëtares e kanë mirëpritur fansat e shumtë dhe kjo është dëshmuar nga komentet e tyre pas publikimit të këngës e edhe nëpër rrjete sociale, sidomos atë Instagram.

Së fundmi Elvana ka realizuar një album fotografik të realizuar nga Fjoralba Kryemadhi. Veshur si gjithnjë me shije dhe stil, Elvana duket sa përrallore aq edhe sensuale./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme