Google ADS

Kaplohet nga zjarri një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë

17:17 | 5 Mars 2019
L G

Një ndërtesë në rrugën B në Prishtinë është përfshirë nga zjarri pakë minuta më parë. Zyrtarë të Policës së Kosovës kanë bërë të ditur për arbresh.info se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, raporton arbresh.info.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti zjarri ka ardhur nga një kuzhinë në një nga lokalet në këtë rrugë.

Sipas Ahmetit policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes.

“Është pranuar informacioni për një zjarre të ndodhur në kuzhinën e një lokali ne rrugën “B” në Prishtine. Zjarri është lokalizuar, ka pasur vetëm dëme materiale, nuk është raportuar për të lënduar. Polica dhe zjarrfikësit kane dale ne vendin e ngjarjes”, është shprehur Ahemti./ Elmedinë Ballazhi/Arbreshe.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme