Google ADS

Urimi i veçantë i Ermalit për ditëlindjen e Amit

17:18 | 5 Mars 2019
A. B.

Janë një nga çiftet më të veçanta dhe më të komentuara në show biz-in shqiptar.

Bëhet fjalë për prezantuesit, Ermal Mamaqin dhe Amarda Toskës, e njohur si Ami. E në ditëlindjen e kësaj të fundit s’kishte si të mungonte një urim me fjalët më të ëmbla nga bashkëshorti i saj.

Ermali madje në ditën më të veçantë të Amit, e ka falënderuar atë për çdo minut që kanë kaluar së bashku.

“Ainshtaini ka thënë : “1orë me një grua të bukur është baraz me 1min”

Jam i bekuar nga ty për këto 113,880 min që kemi kaluar së bashku.

HappyBirthday”, ka shkruar ai.

Ndryshe, çifti janë edhe prindër të dy fëmijëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme