Google ADS

Juan Guaido kthehet në Venezuelë, rrezikon të arrestohet

17:08 | 5 Mars 2019
A. B.

Presidenti i përkohshëm i vetë-deklaruar i Venezuelës, Juan Guaido, të hënën u kthye në Venezuelë, duke rrezikuar arrestimin për shkeljen e rregullit të udhëtimit në përpjekjen e tij për të rrëzuar presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, shkruan BBC përcjell arbresh.info.

Guaido u takua me turma të shumta të mbështetësve të tij dhe disa diplomatëve evropianë, pasiqë zbriti në aeroportin e Caracas të hënën, ku deklaroi:

“Ne jemi këtu në Venezuelë, jemi më të fortë se kurrë”.

“Ne do ta ndalim uzurpimin shumë shpejt në Venezuelë,” tha ai. Guaido shtoi se pavarësisht rreziqeve, “ata nuk do të ndalen”.

Ai u ngjit në majë të një makine, duke valëvitur flamurin e Venezuelës dhe duke bërtitur “Po ne mundemi!” para se të shkonte në një shesh në kryeqytet, ku ai u mirëprit nga turma të mëdha simpatizantësh.

Sipas një ndihmësi të lartë, Guaido u kthye në vend në një kompani ajrore tregtare, Copa Airlines, nga Panama City./arbresh.info./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme