Xherdan Shaqiri u largua nga Stoke City verën e kaluar dhe ka bërë vetëm njëmbëdhjetë paraqitje si startues te Liverpooli në Premierë Ligë dhe tifozët e kanë vërejtur se kur 27-vjeçari nuk ka qenë në linjën startuese “Redsat” kanë humbur pikë vetëm një herë.
Reprezentuesi kosovar i Zvicrës ka shijuar një fillim pozitiv të karrierës së tij në Anfield dhe duket i lumtur për të luajtur edhe si një zëvendësues i front te “Redsat”, transmeton portali arbresh.info.
Shaqiri shënoi dy golat e fitores kundër Manchester United gjatë muajit dhjetor, por nuk ka qenë pjesë e skuadrës që një kohë të gjatë.
Gjatë 11 ndeshjeve në të cilat Shaqiri ka startues, Liverpooli ka humbur vetëm dy pikë nga 33 të mundshme, gjë që do të thotë se Shaqiri ka dështuar për të fituar vetëm kundër Leicesterit.
Skuadra e Jurgen Klopp ka qenë në një formë të shkëlqyer gjatë gjithë sezonit dha ka humbur vetëm ndaj liderit në ligë dhe rivalit për titull – Manchester Cityt dhe tifozët mendojnë se Shaqiri prandaj duhet të ketë kohë më shumë në fushë për të shkëlqyer.
Mesfushori ka shënuar gjashtë gola deri tani për Liverpoolin dhe duhet të shënojë vetëm edhe tri të tjera për të kaluar shifrën prej më së shumti gola të shënuar brenda një sezoni./arbresh.info/
We have only failed to win one game in the league when Shaq starts.
by u/keat_lionel90 in LiverpoolFC
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...