LSDM dhe BDI merren vesh për Prokurorinë Speciale

15:44 | 5 Mars 2019
Arbresh.info

LSDM dhe BDI përfundimisht kanë rënë dakord që Prokuroria Speciale të ketë të ardhme. Partnerët e koalicionit do ta mbështesin ligjin për Prokurori Publike që përmes tij të betonohet pozita Speciales. Qeveria mbështetje për ligjin që kërkon 80 vota në Kuvend do të kërkojë edhe nga opozita, grupi i pavarur parlamentar i VMRO-DPMNE-së, si dhe nga partitë opozitare shqiptare.

“Pres që për këtë ligj duhet dhe patjetër të arrihet konsensus sepse është miratuar me konsensus. Sigurisht ekzistojnë të gjitha llojet e pritjeve, por rendi është kur të gjithë së bashku e kemi themeluar t’i japim edhe udhëzime dhe e dini cilat janë shtyllat, ajo kthehet në sistemin e prokurorive ku pavarësia e saj financiare mbetet dhe përcaktohen aspektet tjera të funksionimit të ardhshëm” -tha – Zoran Zaev, Kryeministër

Teksti i ligjit është harmonizuar, konfirmojnë nga BDI-ja. PSP-ja duhej të ketë mandat për të ndjekur profile të larta të korrupsionit. Zv.kryeministri Bujar Osmani, shpreson për mbështetje të gjerë në Kuvend

VMRO-DPMNE është e mendimit se nevojitet një takim liderësh për marrëveshje -theksoi – Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër

“Duhet të ketë bisedime plotësuese mes liderëve të partive politike, në mënyrë që të mund të marrim qëndrim dhe të shprehim mendimin tonë. Ne mbetemi të mendimit se duhet të ketë shtet të drejtë dhe të ligjshëm, por nuk jemi për drejtësi selektive që po ndodh aktualisht në Maqedoni” – u shpreh Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE

Qëndrim konkret nëse PSP-ja do të ketë mbështetje nga tetë deputetët e larguar të VMRO-DPMNE-së ende nuk ka. Në mënyrë plotësuese do të shqyrtojnë ligjin dhe më pas do të vendosin nëse do ta mbështesin të njëjtin. Përndryshe, Ligji për Prokurori Publike do të sigurojë autonomi dhe pavarësi financiare për PSP-në dhe do ta kthejë në lojë mundësinë që ajo të mund të ngrejë akuza dhe të hapë hetime për lëndë pas 30 qershorit të vitit 2017. Një muaj më parë, Gjykata Supreme dha një mendim juridik se pas kësaj date, çdo veprim i Katica Janevës është i paautorizuar./alsat m

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme