Ushqimet me bazë të ulët të karbohidrateve, sikurse ajo Keto, janë duke ushqyer problemet e stomakut te të rinjtë.
Karbohidratet kanë dalë jashtë mode te gjeneratat e reja dhe kjo tendencë është duke shkaktuar probleme, paralajmërojnë ekspertët, transmeton portali arbresh.info
Fibra është jetike për shëndetin e stomakut dhe lidhet me zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kancerit të zorrëve.
Hulumtimi i ri ka gjetur se më shumë se dy të tretat (67 përqind) të mijëvjeçarëve kanë përjetuar probleme stomaku si diarre dhe kapsllëk gjatë vitit të fundit dhe kjo ka ndodhur për shkak të dietës së dobët.
Një e treta e të rinjëve që kanë shfaqur probleme me stomakun, kanë theksuar se dhimbja ka efekt negative në emocionet dhe mirëqenien e tyre.
Muajin e kaluar, OBSH përmes një raporti ka theksuar se fibrat e gjetura në karbohidrate, si në bukën e integruar, drithërat dhe makaronat, kanë ndihmuar në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe në vdekjen e parakohshme./arbresh.info/
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...