Rreth 1 milionë euro do të kushtoj sigurimi fizik i objekteve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Sipas njoftimit të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, do të siguron të gjitha qendrat e MPMS në tërë territorin e Republikës së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Objektet do të sigurohen gjatë 24 orëve për dy vite.
E në të njëjtin njoftim thuhet se vlera e parashikuar për këtë kontratë është 700 mijë euro.
Në të ceken edhe kushtet për pjesëmarrje ndërsa lloji i procedurës do të jetë i hapur. Një nga kriteret e dhënies së tenderit është ofrimi i çmimit më të ulët.
Afati i fundit për dorëzimin e tenderëve është ora 14:00 e 22 marsit ndërsa hapja e tenderëve do të bëhet po atë ditë menjëherë pas mbylljes së afatit për dorëzimin e tenderëve në rrugën Mis Edit Durham Nr.46 Prishtinë MPMS zyra nr B 15 kati përdhes.
Ndryshe ditë më parë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka dalë ministria e vetme me realizim 100% të aktiviteteve të punës gjatë 2018-es.
Kjo pas monitorimit që Lëvizja FOL u ka bërë ministrive dhe zyrës së kryeministrit. Arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend