Basha: Më 16 mars takimi i popullit para Kryeministrisë

13:16 | 5 Mars 2019
Arbresh.info

Me sa duket protesta e thirrur nga opozita e bashkuar është mbyllur edhe për sot. Pas daljes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryedemokrati Lulzim Basha. Ai tha se djegia e mandateve vijuese të opozitës është akti final.

I pyetur nëse po shkohet drejt Kryeministrisë, Basha tha se agjenda opozita për sot mbaron këtu.

“Më datë 16 është takimi i popullit para Kryeministrisë. Do kemi një protestë edhe më të madhe. Sa i takon agjendës opozitare mbaron këtu”, tha Basha.

I pyetur nëse protesta e radhës do ketë akte dhune, Basha tha se opozita do vazhdojë protestat paqësore por se asnjë digë nuk e mban dot zemërimin popullor.
“Edi Rama e ka frikë popullin ndaj mund t’i japë zgjidhje politike krizës duke u larguar një orë e më parë. Opozita do vazhdojë protestat paqësore por asnjë digë nuk e mban dot zemërimin popullor”, deklaroi kreu i PD./balkan web

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme