Google ADS

Philip Reeker: Protesta të jetë paqësore

09:57 | 5 Mars 2019
Arbresh.info

Zëvendësndihmës Sekretari i ardhshëm Amerikan i Shtetit, Philip Reeker ka kritikuar vendimin për djegien e mandateve nga ana e opozitës. Diplomati deklaroi se vullneti politik duhet shprehur brenda institucioneve demokratike.

“Opozita doli në rrugë dhe i dogji mandatet. Duhet bërë shumë punë urgjente brenda proceseve demokratike. U kërkojmë gjithë drejtuesve politikë të shfaqin vullnet politik për t’u angazhuar në institucionet demokratike të Shqipërisë për t’i çuar përpara reformat. Dhe nëse palët ushtrojnë të drejtën demokratike për të protestuar, kjo duhet bërë në mënyrë paqësore”.

Gjatë vizitës në Shkup, Reeker vlerësoi punën e bërë në proceset integruese në Bashkimin Europian, por nuk la pa përmendur edhe kriteret që duhen përmbushur.

“Janë bërë shumë përpjekje në rrugën e reformave, por duhet çrrënjosur korrupsioni, të ristrukturohen institucionet kyçe të sundimit të ligjit dhe të reformohet gjyqësori, të luftohet krimi i organizuar dhe të tregohet se askush nuk qëndron mbi ligjin, në mënyrë që të hapen negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian”.

Prej 18 Marsit, Philip Reeker do të zëvendësojë Wess Mitchell si zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme