Njëra nga ministret e kryeministrit kanadez Justin Trudeau ka dhënë dorëheqje duke thënë se ka humbur besimin në mënyrën sesi qeveria ka trajtuar hetimin për korrupsion.
Presidentja e Bordit të Thesarit Jane Philpott tha: “Unë duhet t’i përmbahen vlerave të mia kryesore, përgjegjësive të mia etike, detyrimeve kushtetuese”, transmeton portali arbresh.info.
Trudeau tha se ishte i zhgënjyer nga dorëheqja, por e kuptonte atë.
Ai ka mohuar ndërhyrjen politike për të mbrojtur firmën inxhinierike SNC-Lavalin nga një gjyq për ryshfet.
Konservatorët e opozitës javën e kaluar i bënë thirrje Kryeministrit Liberal të japë dorëheqjen.
Konservatorët e opozitës javën e kaluar i bënë thirrje Kryeministrit Liberal të japë dorëheqjen.
Një sërë anketash tregojnë se popullariteti i z. Trudeau është duke rënë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të planifikuara për në tetor./Arbresh.info/
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...