Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi (Inject) do të bëjë sot prezantimin e publikimit “Ndryshimi i Ligjit për Familjen – Pasuria e përbashkët dhe mbajtja financiare“.
Luljeta Aliu, Drejtore Ekzekutive e Inject ka deklaruar se dhuna ekonomike i mundëson format e tjera të dhunës në familje.
“Si dhunë ekonomike definohet mohimi i qasjes në pronën dhe pasurinë e përbashkët bashkëshortore, mohimi i qasjes personale në të ardhurat materiale të familjes, mohimi i punësimit, detyrimi i dorëzimit të pagës një personi tjetër të familjes etj”, ka theksuar Aliu.
Për këtë arsye kjo analizë është fokusuar në dispozitat ligjore në lidhje me ndarjen e pasurisë së përbashkët.
Gjithashtu do të diskutohen edhe nenet rreth mbajtjes financiare të bashkëshortit pas prishjes së martesës, meqë edhe këto dispozita lidhen drejtpërdrejtë me gjendjen ekonomike të gruas. “
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...