Gjermania vendosi të rrisë me 8% rrogat për disa kategori punonjësish të sektoreve publike duke filluar nga mjekët, zjarrëfikësit, infermierët dhe mësuesit në 15 lande të Gjermanisë .
Vendimi u mor pas protestave të shumta, dhe do t’u sigurojë rreth 2,3 milionë punonjësve të shërbimeve publike të paktën 240 euro më shumë në muaj.
Marrëveshja u arrit para se të niste greva e paralajmëruar e edukatoreve të kopshteve, mësuesëve në shkolla dhe punonjësve të azileve.
Krahas rritjes prej 8% , parashikohet që rroga bazë e punonjësve në shërbimin e përkujdesjes të rritet me të paktën 120 euro në muaj, e mësuesve 105 euro, ndërsa e praktikantëve 50 euro.
Ekspertët e ekonomisë mendojnë se kjo rritje ka të bëjë kryesisht me përpjekjet për të shtuar tërheqjen e të rinjve ndaj këtyre profesioneve, pasi prej kohësh Gjermania po përballet me mungesë serioze të fuqisë punëtore në disa shërbime publike.
Këto masa nuk vlejnë për landin Hessen. Ky land ka dalë nga Komisioni i Landeve para 15 vitesh dhe zhvillon negociata të ndara me sindikatat.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...