Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se deklarimet publike të presidentit Hashim Thaçi që duhet të ketë korrigjim të kufirit me Serbinë i kanë bërë shumë dëme vendit.
Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se Thaçi ka parandaluar njohjet për Kosovën dhe ka ndikuar që të ketë më shumë çnjohje.
“Ka deklaratë të Thaçit në SHBA dhe komunikatë të presidencës ku thuhet se Kosova dhe Serbia duhet të korrigjojnë kufirin në veri. Është komunikatë e lëshuar nga presidenca, në të cilën për herë të parë presidenti e pranon se ka diçka defekt në veri. Ai ia ka bërë dëm të jashtëzakonshëm Kosovës. Pasi ka përhapur idenë ka parandaluar njohjet. I ka dhënë hapësirë Serbisë të ndikojë në çnjohje. Tash na thonë se duhet të prisni marrëveshjen finale për t’ju njohur. Ai ka legjitimuar Serbinë si faktor kryesor për njohjen e Kosovës si shtet. Pretendimet territoriale të Serbisë janë të dëmshme për ne sepse e atakojnë thelbin e Kosovës. Në asnjë rrethanë, në asnjë çmim, LDK-ja s’lejon të diskutohet për kufijtë e Kosovës”, ka deklaruar ai.
Ai është shprehur i bindur se ideja për korrigjim të kufirit nuk buron prej SHBA-së.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë