Vitamina A është aleatja më e madhe e shikimit dhe lëkurës.
Ajo siguron përmbajtjen e pigmentit ngjyrues të radopinës dhe iodipsinës të retinës.
Efektet e saj kundër tharjes (lehtëson sekrecionet e mukozës) dhe trashjes (frenon formimin e keratinës, proteinë prezente në qelizat e korneve të siperfaqes), janë ndihma më e çmuar për lëkurën dhe mukozën, të brendshme dhe të jashtme, duke siguruar fleksibilitetin dhe hidratimin.
Vitamina A është e domosdoshme për të gjithë epitelet, nga ku siguron formimin, shërimin dhe stimulimin e ndarjes qelizore.
Është vitamina e rritjes që siguron rritjen e peshës dhe kontribuon në zhvillimin e trupit, forcon eshtrat.
Pra, njerëzit që kanë nevojë më së shumti të marrin vitaminë A, janë:
Gjithsesi, mos e teproni në marrjen e vitaminës A si tabletë, sepse mund të jetë toksike.
Mënyra më e shëndetshme është të merret nga frutat dhe perimet, ku nuk ka asnjë lloj efekti negativ.
Vlerat e larta ushqyese gjenden tek perimet me ngjyrë jeshile të errët
Perimet janë të pasura me vitamina A dhe C, si dhe përmbajnë sasia të konsiderueshme kalciumi hekuri kaliumi, magnezi e bashkë me kripëra të tjera minerale.
Ky grup furnizon organizmin edhe me një sasi të caktuar karbohidratesh.
Perimet me gjethe e me ngjyrë jeshile më të errët kanë vlera më të larta ushqyese.
Konsumi i perimeve është i domosdoshëm për të ndaluar mungesën e vitaminës A dhe hekurit.
Këto vitamina janë shumë të rëndësishme për vetitë e forta antioksiduese.
Veti të cilat neutralizojnë efektin e radikaleve të lira që janë substanca të prodhuara gjatë proceseve normale të organizmit, por që janë shumë të rrezikshme nëse nuk neutralizohen.
Radikalet e lira mendohen se luajnë rol në sëmundjet e zemrës, plakjen dhe sëmundjet kanceroze.
Përveç vitaminës D trupi nuk mund ti prodhoje vete këto substanca, ndaj shfaqet e nevojshme që mungesat e tyre të plotësohen domosdoshmërish nëpërmjet dietës së përditshme ushqimore.
Konkretisht vitamina D prodhohet nga organizmi kur lëkura ekspozohet ndaj rrezeve të diellit.
Mungesa e zgjatur e një lloj të caktuar ushqimi mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve siç mund të jetë mungesa e vitaminës A që çon në shfaqjen e verbimit.
VITAMINA A KUNDËR SËMUNDJEVE
– vepron si antioksidant duke ndihmuar në mbrojtjen e qelizave tona kundër kancerit dhe sëmundjeve të tjera
– përmirëson shikimin dhe parandalon verbërinë
– nxit formimin e kockave
– na mbron kundër bakterieve, paraziteve dhe infeksioneve virale
– ruan nga sëmundjet e zemrës, atakeve dhe ul kolesterolin në gjak
– përmirëson gjendjen e lëkurës ne fytyrë, kundra akneve
– largon rrudhat dhe ndihmon zbehjen e pikave të moshës.
– ndihmon fëmijët të cilët kanë problem në rrugët e frymëmarrjes
– ndihmon njerëzit që vuajnë nga glaukoma dhe fruthi.
Sa ju nevojitet
• Meshkujt: 900 mikrogramë në ditë
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...